Në shitje

3 Shtepi super moderne në shitje afër The Cambridge School, Pejë – 101.1m²

Pejë

Publikuar më 11 qershor 2026

1 / 10

250.000 €

1.168 €/m²

Rreth 24% mbi çmimin e mesëm për këtë lloj prone në Qendra (946 €/m², nga 8 shpallje) — ia vlen të negociosh.

Sipërfaqja
214 m²
dhoma gjumi
4
banjo
3
Viti i ndërtimit
2026

Përshkrimi

3 SHTËPI SUPER MODERNE NË SHITJE – PEJË • Vetëm 1 minutë nga The Cambridge School dhe lagjja “Peja Hill” • Vetëm 7 minuta nga qendra e Pejës (Hotel Dukagjini) Në shitje janë 3 shtëpi të sapondërtuara, me nga 214 m² sipërfaqe banimi dhe nga 5 ari truall, nga 4 dhoma gjumi dhe 3 banjo, të pozicionuara në një lagje të qetë, të asfaltuar dhe me pamje të mrekullueshme afër lagjeve të tjera private (“Peja Hill” dhe “Lagjja e Gurit”). Karakteristikat kryesore: ✔ Leje ndërtimi dhe fletë poseduese ✔ Ndërtim me materiale dhe standarde premium ✔ Dritare me 4 xhama (antracit jashtë, të bardha brenda) ✔ Granit natyral në parapetet e dritareve ✔ Instalime elektrike Schneider Electric ✔ Roletne elektrike ✔ Fasadë moderne me shirit LED ✔ Oborr i shtruar me kubeza ✔ Parking për minimum 3 vetura ✔ Mundësi për realizimin e një pishine private ✔ Hapësirë e bollshme në oborr, ideale për relaks, kënd lojërash për fëmijë apo projekte të tjera sipas dëshirës Organizimi i shtëpisë: Kati I • Sallon i madh me dalje në terrase përpara • Kuzhinë me dalje në terrase prapa • 1 dhomë gjumi • 1 banjo • 1 depo Kati II • 3 dhoma gjumi • Master bedroom me garderobë dhe banjo private • 1 banjo shtesë Shtëpitë shiten në gjendjen aktuale, me mure të lyera me ngjyrë dhe nivelizim të përfunduar, duke ju dhënë mundësinë që ju të finalizoni parketin ose laminatin, banjot dhe dyert e brendshme sipas stilit dhe preferencave tuaja. Një mundësi ideale për familjarë apo miq të afërt, pasi shtëpitë mund të blihen veç e veç ose së bashku, duke ju mundësuar të jetoni pranë njerëzve tuaj më të afërt duke ruajtur privatësinë dhe komoditetin e secilës shtëpi. Çmimi për 1 shtëpi: 250.000€ Kontakt: +383 48 850 000 (Viber & WhatsApp) ID e shpalljes: 2436 www.megaprona.com Ekskluzivisht nga MEGA PRONA

Lagjja

ShkollaSh.f Lidhja e Prizrenit
300 m≈ 5 min në këmbë
KopshtiKopshti i fëmijëve ARDHMËRIA
590 m≈ 9 min në këmbë
BarnatorjaLIKA
180 m≈ 3 min në këmbë
Qendër shëndetësore ose spitalQendra Kryesore e Mjeksisë Familiare
200 m≈ 3 min në këmbë
SupermarketiMarket Freshi
130 m≈ 2 min në këmbë
Stacioni i autobusit
400 m≈ 6 min në këmbë
Park ose kënd lojërashParku Diaspora Shqiptare
120 m≈ 2 min në këmbë
Rruga kryesore
270 m
Lumi
80 m
Terreni
515 m · 6,5% · i kthyer nga lindja

Më e afërta e secilës, në vijë ajrore; kohët janë përafërsi nga largësia, jo nga rruga. Vendet nga © OpenStreetMap

Harta e vendndodhjes së pronës