Me qira

Penthouse me 3 dhoma gjumi me qira në lagjen Arbëria-Dragodan

Arbëria - Dragodan, Prishtina

Publikuar më 26 shtator 2024

1 / 22

1.650 €/muaj

6 €/m²

Rreth 9% mbi çmimin e mesëm për këtë lloj prone në Arbëri (6 €/m², nga 373 shpallje) — ia vlen të negociosh.

Sipërfaqja
260 m²
dhoma gjumi
3
banjo
3

Përshkrimi

Banesa gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan në objektin e ndërtuar nga Pushkolli, i cili gjendet afër Ambasadës Amerikane dhe ka qasje direkte në rrugën Ahmet Krasniqi. Ky objekt ofron një standard të lartë të ndërtimit dhe një infrastrukturë të rregulluar, të cilat mundësojnë një ambient komod dhe cilësor për të jetuar. Siperfaqja totale e banesës është 260m2, prej të cilave 160m2 janë sipërfaqe banimi dhe 100m2 terasë detaj ky që bën terasa të kthehet në një hapësirë shtesë të banesës dhe të jetë shumë e përdorshme duke ofruar poashtu pamje të mrekullueshme të qytetit. Banesa është e mobiluar me një stil modern dhe të veçantë, ku cdo detaj është menduar me kujdes, posedon sistem ngrohjeje qendrore me rrymë, me sistem nen dysheme. Ky sistem siguron ngrohjen nëpërmjet tubacioneve të ngrohjes që janë vendosur nën dysheme. Kjo teknologji ofron ngrohje të përhershme dhe të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë ambientet e banesës. Gjithashtu, një garazh është përfshirë në cmim për të siguruar një vend të sigurt për makinën tuaj. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 3 Dhoma gjumi (2 Masterbedroom) | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Ballkona | 1 Terasë (100m2) | 3 Banjo (2 në Masterbedroom) | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

Lagjja

ShkollaShkolla e Mesme "Xhevdet Doda"
600 m≈ 9 min në këmbë
Kopshti
370 m≈ 6 min në këmbë
BarnatorjaYess Pharma
140 m≈ 2 min në këmbë
Qendër shëndetësore ose spitalJora med
180 m≈ 3 min në këmbë
SupermarketiFruits Market
230 m≈ 4 min në këmbë
Stacioni i autobusitKFOR "Film City"
400 m≈ 6 min në këmbë
Park ose kënd lojërashParku Shinzo Abe
830 m≈ 13 min në këmbë
Rruga kryesore
410 m
Terreni
610 m · 4,9% (i rrafshët) · i kthyer nga jugu

Më e afërta e secilës, në vijë ajrore; kohët janë përafërsi nga largësia, jo nga rruga. Vendet nga © OpenStreetMap

Harta e vendndodhjes së pronës